Ministria Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave- Minister of Environment of Albania
Ministro dell'Ambiente, delle Foreste, dell'Acqua
FATMIR MEDIU
Curriculum vitae
I. K a r r i e r a P a r t i a k e1991 - Zoti Fatmir Mediu, Kryetar i Partisė Republikane tė Shqipėrisė, nisi karrierėn politike kur filloi tė merrte pjesė aktivisht nė jetėn politike tė Partisė Republikane.
1991 - Zoti Mediu organizoi dhe u zgjodh Kryetari i parė i Partisė Republikane nė qytetin e Fierit.
1992 - Nė kongresin e parė tė Partisė Republikane, zgjidhet nėnkryetar i Partisė Republikane tė Shqipėrisė.
1997 - Zoti Mediu zgjidhet kryetar i Partisė Republikane tė Shqipėrisė.
2001 - Nė kongresin e PRSH rikonfirmohet si kryetar i PRSH.
2007 - Sėrish nė kongresin e rradhės tė PRSH rikonfirmohet pėr herė tė dytė si kryetar i PRSH.
2009 - Vazhdon tė mbajė postin e Kryetarit tė Partisė Republikane tė Shqipėrisė.
II. K A R R I E R A P A R L A M E N T A R E
2001 - Pas zgjedhjeve tė Pėrgjithshme, ai bėhet anėtar i Kuvendit tė Shqipėrisė, duke nisur kėshtu njė karrierė intensive parlamentare. Fillimisht zgjidhet kryetar i grupit parlamentar tė Partisė Republikane,
Si dhe, Anėtar i Komisionit tė Jashtėm dhe Komisionit tė Ligjeve,
Mė pas, Kryetar i Komisionit tė Posaēėm Parlamentar pėr Paktin e Stabilitetit dhe Integrimin Europian,
Pėr tė vazhduar me pjesėmarrjen si anėtar nė Komisionin Parlamentar pėr Ēėshtjet e Punėve tė Jashtme dhe ato Legjislative, e mė tej
Anėtar i Komisionit tė Jashtėm tė Kuvendit tė Shqipėrisė.
2005 - Me zgjedhjet parlamentare tė atij viti, Zoti Mediu rizgjidhet anėtar i Kuvendit tė Shqipėrisė.
2009 - Zoti Fatmir Mediu rivotohet nga zgjedhėsit shqiptarė si deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, duke u bėrė i vetmi deputet pėrfaqėsues i Partisė Republikane nė Kuvend.
III. K A R R I E R A N E E K Z E K U T I V
Shtator 2005 Zoti Mediu emėrohet Ministėr i Mbrojtjes i Republikės sė Shqipėrisė.
Nė cilėsinė e Ministrit tė Mbrojtjes, zoti Mediu ndjek njė politikė dhe aktivitet, qė mbėshtet me ritėm tė pėrshpejtuar reformat nė fushėn e mbrojtjes, me objektivin madhor tė insitucionit tė Mbrojtjes dhe qeverisė shqiptare pėr tė pėrafruar Shqipėrinė dhe Forcat e saj tė Armatosura nė strukturat Euro-Atlantike tė sigurisė.
2005 2008 Gjatė kėsaj periudhe, Zoti Mediu zhvillon njė fushatė intensive, e tė sukseshme diplomatiko-ushtarake nė tė gjitha vendet e NATO-s, duke bėrė prezente arritjet e Shqipėrisė nė fushėn e mbrojtjes, por edhe tė qeverisė shqiptare pėr reformat integruese nė tė gjitha fushat, duke dhėnė njė kontribut tė vyer, tė pranuar e tė vlerėsuar nga homologėt e tij tė vendeve partnere dhe personalitetet mė tė larta tė institucioneve e strukturave tė sigurisė nė Bruksel e Washington, qė u kurorėzua me marrjen nga ana e Shqipėrisė tė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, nė Samitin e Bukureshtit nė Prill 2008.
17 Mars 2008 - Zoti Mediu jep dorėheqjen nga posti i Ministrit tė Mbrojtjes, pas ngjarjes sė rėndė tė shpėrthimit nė Gėrdec, nė pėrgjigje tė pėrgjegjėsive tė tij politike dhe morale.
IV. ANGAZHIME NE ORGANIZMA NDERKOMBETARE
Krahas aktivitetit politik e parlamentar, zoti Mediu ka qenė i angazhuar nė njė sėrė organizmash tė rėndėsishme ndėrkombėtare, pėr vite me radhė, si:
President i Fondacionit Nė ndėrtim tė Demokracisė - Building Democracy- nė vitin 1998;
Anėtar i Fondacionit Ndėrkommbėtar - International Foundation, - Washington, D.C. qė prej vitit 1999;
Anėtar i TRANSFUSE ASSOCIATION ASPIN, Berlin, 1999;
Anėtar i Parlamentarėve pėr Veprime Globale - Parliamentarians for Global Action, New York qė prej 2002;
Anėtar i Komitetit Drejtues tė bashkėpunimit parlamentar mes vendeve tė Lindjes dhe tė Perėndimit - Executive Committee of East-West Parliamentarian Practice, Amsterdam, Netherlands, qė nga viti 2001.
Anėtar i Bordit tė CSIS, me qėndėr nė Kaliforni, SHBA, qė prej vitit 2008.
V. PJESEMARRJE NE AKTIVITETE NDERKOMBETARE, LIGJERATA DHE BOTIME
Zoti Fatmir Mediu ka marrė pjesė nė disa dhjetėra simpoziume e konferenca ndėrkombėtare. Ai ėshtė ftuar pėr tė mbajtur ligjėrata pėr ēėshtje tė politikės ndėrkombėtare, diplomacisė e sigurisė nė njė sėrė institucionesh prestigjoze nė botė, si nė:
Institutin Ndėrkombėtare tė Studimeve Strategjike nė Londėr, IISS International Insitute for Strategic Studies - Mars 2008
Institutin George C. Marshall, Washington D.C., Dhjetor 2005, Janar 2006
Qendra Pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare - Center for Strategic and International Studies - CSIS, nė dhe Kaliforni, Washington D.C.., Janar 2006, Berlin, dhe Paris, Shtator 2007,
Wilson Centre, Washington D.C.., Mars 2006
Qendrėn Europiane pėr Studimet e Sigurisė George C. Marshall European Center for Security Studies - Gjermani, Maj 2006, Shkurt 2006
Konferencėn Ndėrkombėtare tė Mynihut pėr Sigurinė, 2006
Kongresin Europian pėr Mbrojtjen dhe Sigurinė, Berlin 2005, dhe Maj 2006
ATA - Atlantic Treaty Association - Shoqatėn Ndėrkombėtare tė Traktatit tė Atlantikut, Kanada, Nėntor 2007
Insituti Mbretėror i Elkanos - Elcano Royal Insitute Spanjė, Shtator 2007
Kėshilli Amerikan i Atlantikut, Shkurt 2008, Washington D.C.
Homeland Security, Washington D.C., Mars 2006
Projekti Parlamentar Perėndim-Lindje, East-West Parliamentary Project, Tetor 2006
Shoqata Shqiptare e Atlantikut, Prill 2006, Tetor 2007
Njė sėrė tryezash tė organizuara nė kuadėr tė Kartės sė Adriatikut, tė Formatit A3 B3, SEDM-it, Paktit tė Stabilitetit, Forumit tė Krans Montanės, etj...
Forumi i Lirė Shqiptar & Shoqata e Atlantikut pėr Drejtuesit e Rinj Politik, dhjetor 2007, etj...
Zoti Mediu ka botuar me dhjetėra fjalime e intervista nė shtypin e pėrditshėm vendas, si dhe atė tė huaj, ku spikasin botimet nė:
NATO'S NATIONS AND PARTNERS FOR PEACE, Mars 2008,
Buletinin e CSIS Qėndrės Pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare - Center for Strategic and International Studies, Shtator 2007,
Buletinin e ATA, Atlantic Treaty Association - Shoqatės Ndėrkombėtare tė Traktatit tė Atlantikut, Nėntor 2007, etj
VI. T E D H E N A P E R S O N A L E
Zoti Fatmir Mediu u lind mė 21 Janar tė vitit 1967, nė qytetin e Durrėsit.
Nė vitin 1990, ai diplomohet pranė Universitetit tė Tiranės, nė Fakultetin e Minierave dhe Gjeologjisė.
Zoti Mediu njeh shumė mirė gjuhėn angleze dhe italiane.
Ai ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.
