Petrit Vasili
Ministry of Health- Ministria e Shėndetėsisė
GJENERALITETE
EMRI PETRIT
ATESIA KOZMA
MBIEMRI VASILI
LINDUR 04.06.1958, TIRANE
VENDBANIMI Rr. “Sami Frasheri”,Pall.15, Shk. 2, Ap.2-TIRANE
ARSIMI
1973-1977 Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë me notë mesatare 10
1978-1983 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë me notën mesatare 9.7
1983 – 1984 Specializim Teknik i Ngushtë në Institutin e Higjenës dhe Klinikën e Sëmundjeve Profesionale, vlerësuar me notën 10.
1984 – 1985 Specializim i plotë pasuniversitar në Fakultetin e Mjekësisë me notën 10.
1988 – 1991 Specializim Pasuniversitar në Itali,Romë “Istituto Superiore di Sanita”.
GJUHET E HUAJA
Italisht, Rusisht dhe Anglisht, të mbrojtura me dëshmitë përkatëse.
EKSPERIENCA PROFESIONALE
1983 -1988 Punonjës Shkencor në Institutin e Higjenës dhe Epidemiologjisë në Tiranë (sot Instituti i Shëndetit Publik).
1988-1991 Specializimin pasuniversitar në Instituto Superiore di Sanita, në Romë, Itali.
1991-1992 Punonjës shkencor në Institutin e Higjenës në Tiranë.
1992 -1993 Specialist i komanduar në Ministrinë e Shëndetësisë, për hartimin e legjislacionit sanitar.
1993-1996 Inspektor Sanitar Shtetëror i Republikës për Turizmin, Kryetar i Degës së Kontrollit të Shërbimit Hotelier, në Drejtorinë e Përgjithshme të Albturizmit.
1996-1997 Shefi I Sektorit të Higjenës së Punës, në Drejtorinë e Higjenës, Epidemiologjisë dhe Inspektoriatit Sanitar Shtetëror të Tiranës.
Shtator’97 - Shtator 2001
Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor, në Ministrinë e Shëndetësisë
Kryeinspektor Sanitar Shtetëror
Kryepidemiologu i Republikës.
2001-2003 Zv/Ministër i Shëndetësisë.
2003-2004 Shef i Sektorit të Higjenës, Epidemiologjisë dhe Inspektoriatit Sanitar Shtetëror, në Ministrinë e Shëndetësisë.
PUBLIKIME
Kam publikuar mjaft artikuj shkencore në revistat shkencore shqiptare, në shtypin e përditshëm si dhe kam perfunduar nje monografi në Itali e cila është recenzuar nga specialistët e ISTITUTO SUPERIORE DI SANITA në Romë, me konsiderata maksimale.
Kam marrë pjesë në mjaft kurse të shkurtra trajnimi në mjaft vende të Europës dhe SHBA, si dhe në mjaft Workshope.
Nga viti 1997, jam pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë në Departamentin e Shëndetit Publik.
EKSPERIENCA TE KARAKTERIT POLITIK
1992 Anëtar i komisionit qendror të zgjedhjeve parlamentare.1997-2004 Sekretar I Komisionit të shëndetësisë në Partinë Socaliste .
2001-2003 Koordinator Politik i Shqipërisë për Shëndetësinë, në Paktin e Stabilitetit.
2001-2003. Zv/Ministër i Shëndetësisë
2004 Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
NE FUSHEN E HARTIMIT TE LEGJISLACIONIT
Bashkëautor në hartimin e Ligjit No 7643, datë 02.12.1992 “Për Inspektoriatin Sanitar Shtetëror”;
Bashkëautor në hartimin e Ligjit No 7761, datë 19.10.1993 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse”;
Bashkëautor në hartimin e Ligjit No 8484, datë 10.05.1999 “Për një shtesë në Ligjin Për Parandalimin e Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse”;
Autor në hartimin e Ligjit No 8528, datë 23.09.1999 “Për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Ushqyerjes me Gji”;
Autor në hartimin e ligjit “Për luftimin dhe parandalimin e infeksionit HIV/AIDS”;
Bashkëautor në hartimin e ligjit “Për Shëndetin Riprodhues”;
Autor i ligjit për disa ndryshime në ligjin “Për Shërbimin Stomatogjik në Republikën e Shqipërisë”.
Bashkëautor në hartimin e Vendimit Nr.145, datë 26.02.1998 për miratimin e “Rregullores higjieniko – shëndetësore për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm, projektimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm”;
Bashkëautor në hartimin e Vendimit Nr. 165, datë 07.04.1999 “Për marrjen e masave komplekse për parandalimin e epidemive të sëmundjeve ngjitëse”;
Bashkëautor në hartimin e Vendimit Nr. 270, datë 10.06.1999 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin”;
Bashkëautor I Planit Kombëtar të Ushqimit dhe Ushqyerjes, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Bashkëautor i hartimit të Draftit të Minimumit Jetik në Shqipëri, në vitin 2001.
Bashkëautor në hartimin e një numri të konsiderueshëm aktesh nënligjore të tilla si rregullore, udhëzime, urdhëra të karakterit higjieno – sanitar, epidemiologjik për plotësimin e legjislacioneve, nëpërmjet të cilave veprojnë në praktikë inspektoriati sanitar shtetëror dhe epidemiologjik në të gjithë vendin;
NE FUSHEN E HARTIMIT TE STRATEGJIVE SEKTORIALE.
Drejtues i grupit koordinues dhe bashkëautor i hartimit të Strategjisë dhjetë vjecare të zhvillimit të shëndetësisë shqiptare.
Drejtues dhe bashkëautor në hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe paraqitur në Mbledhjen e Londrës me Ministrat e Shëndetësisë dhe Mjedisit 1999;
Drejtues dhe bashkëautor i grupit qendror në hartimin e Analizës së Gjendjes së Shëndetit dhe Mjedisit në Shqipëri;
Bashkëautor në hartimin e Manualit të pare të Inspektoriatit Sanitar Shtetëror;
Bashkëautor në hartimin e Strategjisë dhe Politikës së Kujdesit Shëndetësor Parësor;
Drejtues dhe bashkëautor në hartimin e Strategjisë së Shëndetit Oral në Republikën e Shqipërisë;
Bashkëautor i Strategjisë së Luftës ndaj Tuberkulozit në Shqipëri;
Bashkëautor i Strategjisë së Shëndetit Mendor.
KAM DREJTUAR ME CILESINE E KRYETARIT DHE KAM MARE PJESE:
Kryetar i Komisionit të Licensimit Profesional të shëndetësisë.
Kryetar i Bordit Drejtues të Autoritetit Rajonal Shëndetësor të Tiranës.
Kryetar i Komitetit Shtetëror të Imunizimit, nëpërmjet cilit analizohet imunizimi i popullatës dhe ndërmerren vendime për kryerjen e fushatave masive të vaksinimit;
Kryetar i Komisionit Kombëtar të Luftës kundër Tuberkulozit;
Kryetar i Komisionit të c’rrënjosjes së poliomielitit.
Kryetar i Komisonit Shtetëror të Nënës dhe Fëmijës, nëpërmjet të cilit analizohet mortaliteti amtar e neonatal dhe merren vendimet përkatëse për çdo rast;
Kryetar i Komitetin Kombëtar të Politikave të Shëndetit Riprodhues, ku vlerësohet gjendja dhe ndërmerren hapat në ndryshimet politike-strategjike dhe ekzekutive, në shëndetin riprodhues;
Drejtues i Bordit të Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin;
Kryetar i Bordit Kombëtar të Ushqimit dhe Ushqyerjes, organizëm i ngritur rishtas për hartimin e Planit Kombëtar të Ushqimit dhe Ushqyerjes, në bashkëpunim me eksperte të OBSH;
Kryetar i Komisionit Kombëtar për zhdukjen e pamjaftueshmërisë së Jodit, në Shqipëri.
Anëtar i Komisionit Shtetëror të Rregjistrimit të Pesticideve;
Anetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Sociale pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale;
Kryetar i Komitetit Ndërministror për problemet e fitosanitarisë, që rrjedhin nga përfshirja e Shqipërisë në OBT;
Kryetar i Komitetit Kombëtar për Hepatitin Viral;
Kunderpart i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shëndetin Mendor.
VEPRIMTARI DHE AKTIVITETE TE KARAKTERIT TEKNIK-SHKENCOR
Kam mbuluar në rolin e koordinatorit, projektet në fushën e kujdesit shëndetësor parësor, të Bankës Botërore, USAID, KFW Gjermane, Kooperacionit Italian dhe atij Zvicerian, UNICEF dhe OBSH ETJ.
Kam marrë pjesë në shumë trainime jashtë vendit, si SHBA, Itali, Danimarkë, Suedi, Norvegji, Zvicër, Luksemburg, Angli, etj., në fushat e menaxhimit dhe kryesisht të Kujdesit Shëndetësor Parësor.
Kam qënë organizator i mjaft workshopeve e Seminareve të nivelit kombëtar në fushat që drejtoj e mbulon Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor, si Konferenca e Parë e Kujdesit Shendetësor Parësor, Për Planin e Veprimit Kombëtar për Mjedisin dhe Shëndetin, Për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Ushqyerjes me Gji, etj.
Kam publikuar artikuj shkencor në revistat shkencore shqiptare dhe me median e shkruar.
