Programet Komunitare ne Europen Jug Lindore
TEMPUS
Programi Komunitar nderuniversitar.Asistence per Vendet e Europes Qendrore,Lindore dhe Jugore per reformen e arsimimit.Shqiperia ,Bosnja Hercegovina,Kroacia dhe Republika ish Jugosllave e Maqedonise mund te marrin pjese ne programin qe financon projektet e bashkepunimit midis Universiteteve te Bashkimit Europian dhe vendeve partnere.Perfshirja e te rinjve ne ndertimin e shoqerise demokratike dhe forcimin e shoqerise civile.Edukimi dhe formimi jane pikat kyce te integrimit sepse jane nje investim per shoqerine e re dhe gjeneratat e reja. Jane parashikuar bursa per zhvendosjen e studenteve dhe docenteve. Nxitja e bashkepunimit rajonal dhe krijimit te nje rrjeti midis universiteteve per lehtesimin e mirekuptimit reciprok, ka si qellim rritjen e zhvillimit te nje sistemit te perbashket arsimor.
ECHO
Zyra per ndihmat humanitare qe varet direkt nga Komisioni.Kryen koordinimin e veprimeve humanitare ne vendet ne zhvillim.
OBNOVA
Eshte direkt per rikonstruksionin e vendeve te ish Jugosllavise,dhe nxit kthimin e refugjateve dhe per te krijuar nje ekonomi stabel per te siguruar zhvillimin.
LIEN
Furnizon me asistence Organizatat jo qeveritare dhe organizatat pa fitim per te ndertuar partnership nderkombetar ne sektorin social.
EIDHR
Iniciativa Europiane per Demokraci dhe te Drejta Humane: siguron mbeshtetje per projektet mbi te drejtat humanitare dhe demokracine ne Europen Qendrore dhe Lindore dhe ne vendet e tjera.
LIFE III
Programi komunitar per ambientin 2000-2004 Baza jurike: Rregullorja nr.1655/2000 e 17.07.2000 Cdo vit eshte publikuar nje ftese per prezantimin e propozimeve te artikulluara ne Life-ambientin,Life-natyra dhe Life-vendet ne zhvillim.Ky i fundit ka si perfitues edhe persona fizike dhe juridike te Shqiperise.Bashkefinancon projektet ne gjendje per te zhvilluar aksione dhe politika ambientale.Projektet duhet te jene ne linje me programin e Gjashte te aksionit(2001-2010). Nderhyrjet e financuara:Projekte te asistences teknike per permiresimin e struktures administrative ne sektorin e ambientit,aksione per ruajtjen e natyres dhe aksione qe demostrojne nxitjen e nje zhvillimi te qendrueshem.Eshte dhene prioritet projekteve qe synojne ne bashkepunimin nderkombetar,nderkufitar dhe rajonal. Aksionet duhet te frymezohen ne parimet-udherrefyese te parashtruara ne Programet e aksioneve ne fushen ambientale: parime te parandalimit; te korrigjimit te demeve ne burime; parimi qe kush demton ambientin pagon; parimi i integrimit te ambientit ne politikat komunitare; parimi i marrjes se masave paraprake. Komisioni favorizon projektet qe kane nje kosto mbi 300.000 euro dhe me pak se 800.000 euro.Kontributi eshte i barabarte me 70 % te kostos dhe projektet nuk duhet te kene financime te tjera nga komuniteti.Zgjatja e projekteve shkon nga 1-3 vjet.
PHARE
Instrument kryesor komunitar per te furnizuar me asistence financiare dhe bashkepunim ekonomik vendet e Europes Qendrore dhe Lindore(PECO). E krijuar nga viti 1989 (rregullorja 3906/89), ka qene shtrire nga viti 1996 edhe ne Shqiperi . Fillimisht furnizonte kryesisht me asistence teknike,ndersa sot jane te konsiderueshme shtimi i investimeve ne sektorin e infrastruktures dhe ambientit. Ne vitin 1999 kane qene financuar Programe te bashkepunimit midis Shqiperise dhe Italise per nje shume totale prej 7 milion euro. Faza e re: rregullorja 1266/99-Programi per vitet 2000-2006 Perfituesit: Entet publike dhe organizatat jo qeveritare Fondi vjetor 1.560 milioni euro Prioriteti : I -te ndihmoj vendet kandidate per permiresimin e struktures, te burimeve njerezore,permiresimin e nje lidhje te ngushte ekonomike dhe sociale, per te siguruar stabilitetin e garancive demokratike, respektimin e te drejtave humane dhe te minoriteteve. II -Investim per te favorizuar funksionimin e mire te tregut dhe per te investuar per infrastrukturen e nevojshme dhe per industrine.
Crossborder
Objektivi i ketij programi eshte te ndihmoj Vendet e PHARES per te kapercyer problemet specifike te zhvillimit, sipas menyres se pershtatshme per ambientin;duke promovuar krijimin e rrjeteve te bashkepunimit ne njeren ane apo tjetren te kufirit. Ne qofte se programi PHARE ka karakter global dhe eshte bazuar ne prioritetet nazionale,CROSSBORDER ,ka nje fushe veprimi te lidhur me rajonet e kufirit.Ka nje sens pozitiv sepse forcon rrjetet e bashkepunimit nderkufitar dhe kontribuon ne pergatitjen e autoriteteve lokale te rajoneve te kufirit per te menaxhuar Fondet Strukturale. Finacimet privilegjojne projektet te dimensioneve te vogla qe kane nje ndikim te forte nderkufitar ne nivel lokal dhe rajonal. Programet CBC ne sektorin e transportit midis Shqiperise dhe Italise kane pasur si qellim permiresimin e infrastruktures.Ne Shqiperi ka pasur financime te ndryshme per telekomunikacionin,mbi te gjitha ne sektoret e fibrave optike.
CARDS
Programi i asistences, rikonstruksionit, zhvillimit dhe stabilitetit . Rregullore 2666/200 te 5 dhjetor 2000 per asistencen ne Shqiperi, ne Bosnje Hercegovine ne Kroaci,ne Republiken Federale te Jugosllavise dhe ne ish Republiken Jugosllave te Maqedonise. Per cdo Vend jane ne dispozicion tre instrumenta: kuadri strategjik, programii shume vjecar dhe programi vjetor. Eshte krijuar Komiteti i drejtimit te CARDS, kryesuar nga Komisioni dhe nga nje perfaqesues per cdo shtet anetar.Per Shqiperine eshte kopetente Agjensia EuropeAID. Perfituesit: shtetet anetare te BE; Shtetet te destinuara per aksione te financuara ne baze te programit : Shqiperi,Bosnja Hercegovina,Kroacia,Republika Federale e Jugosllavise dhe ish Republika Federale e Maqedonise.Shtetet perfituese te programit Phare,Turqia,Qipro dhe Malta. Ftesa per propozime te vitit 2001 (IRP) Integrated Return Programme Manuali i procedurave dhe guidave praktike Drejtimi dhe informazioni i shpalljeve te garave ne sitin e agjensise Europeaid. Agjensia Europiane per rikonstruksion Rregullorja nr.2667/2000 e Keshillit e 5 dhjetorit 2000 perkatesisht per agjensine europiane per rikonstruksion Eshte nje agjensi indipendente e Bashkimit qe pergjigjet direkt ne Keshillin dhe ne Parlament. Shtabi gjeneral eshte ne Selanik,me qendra te tjera operative ne Prishtine Beograd,Podgorice.Drejton programe per rikostruksionin e Kosoves ,Serbise dhe Malit te Zi. Rikonstruksione infrastrukture ne lidhje te ngushte me misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove.Nderhyrjet e para i perkasin ndertesave per banim,ne sektorin e prodhimit te energjise,transportit, furnizim ujor dhe ambient,shendetesi dhe bujqesi. Ne sitin Web eshte e mundur te gjesh garat dhe manifestacionet te interesuara
EUROPEAID
Zyre e re per drejtimin e ndihmave te jashtme , e krijuar per te ndjekur reforma dhe menaxhimin e asistences se jashtme- Vepron qe nga 1 janarit 2001-Aktivizon instrumentat e asistences se jashtme te Komisionit-Drejton ciklin komplet te projektit: identifikimin e istruktimin e projekteve dhe programeve,pergatitjen e vendimeve te financimit,realizimin dhe monitorimin,vleresimin e projekteve dhe programeve,ndjek realizimin.Okupohet nga programi CARDS Ne sitin Web eshte e mundur te gjesh shpalljet e ankandit.
INTERREG III - 2001-2006
Baza juridike: Komunikata e Komisionit e 28 prillit 2000, qe percakton orientimet e iniciatives komunitare per sa i perket bashkepunimit ndereuropian e drejtuar per te nxitur nje zhvillim harmonik dhe te ekulibruar te territorit komunitar.Programi eshte adoptuar me prespektiven e zgjerimit,mbi te gjitha drejt Vendeve te Europes Lindore.Dotacioni financiar 4.875 miliard euro.
Objektivat: te ndaloj qe kufijte nacionale te jene nje pengese e zhvillimit te ekulibruar dhe integrimit te territorit dhe qe zonat kufitare te jene te izoluara,per te evituar kthimin e tyre ne zona periferike.Te krijoj kushte te favorshme ne zgjerimin e Bashkimit Europian,te zhvilloj bashkepunim midis rajoneve te Bashkimit Europian dhe Vendeve kufitare.Bashkepunim nderkufitar,nderrajonal dhe nderkombetar.Bashkepunim nderrajonal midis rajoneve te korridorit te Adriatikut dhe atyre te Ballkanit per te favorizuar procesin e paqes.
Parimet themelore per te perfituar nga financimet: Strategjia nderkufitare/nderkombetare dhe programi i zhvillimit se bashku - Vlera e shtuar
- Aktivizimi nga ana e dy ose me shume shteteve anetare o Shteteve te vendeve ne zhvillim ose nga nje Vend i vetem anetar ne rast se demostron qe do te kete nje ndikim domethenes mbi Shtetet anetare ose Vendet ne zhvillim.Krijimi i nje fushe partenariati qe te perfshij palet sociale,organizacionet joqeveritare,perfaqesues te botes akademike.
Kush mund te marre pjese?
Operatoret publike dhe private,administratat nacionale,rajonet o entet lokale,entet e kerkimeve,universitetet,operatoret dhe organizmat socio-ekonomik,me qender ne nje nga zonat te pranueshme nga programi.Cdo objekt duhet te kete nje proponent o nje partner kryesor ,pergjegjes ne ekzekutimin e projektit.
Kostot e pranueshme
Gjejne zbatim normat mbi Fondet Strukturale,sepse behet fjale per nje iniciative te Fondit Europian te zhvillimit rajonal.
Faza e re artikullohet ne tre seksione:
1)Seksioni A: Promuovimi i zhvillimit rajonal te integruar midis rajoneve prane kufirit, perfshire kufijte e jashtem te disa kufijve detare - Bashkepunim nderkufitar.
Objektivat: Bashkepunim nderkufitar midis autoriteteve te zonave kufitare per te ndertuar qendra socioekonomike nderkufitare, fale strategjise se perbashket te zhvillimit territorial te qendrueshem.
Zonat e pranueshme: zona gjate kufirit tokesor te brendshem dhe te jashtem te Komunitetit te percaktuara ne nivel administrativ III, te nomenklatures se njesise statistike territoriale(NUTS III). ne Pulia, Bari,Brindisi,Lece,Foxhia.
Rajonet detare,NUTS III
Tematikat-Lista e ilustruar :
promuovimi i zhvillimit urban ,rural e bregdetar,zhvillimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme edhe ne sektorin e turizmit,iniciativa per punesimin lokal;promuovimi i integrimit ne tregun e punes e integrimit social;pjesmarrje e burimeve humane dhe strukturave ne fushen e kerkimeve,te zhvillimit teknologjik,te arsimit,te kultures,te komunikacionit e te shendetesise; ruajtja e ambientit, kursimi i energjise dhe nxitja e burimeve energjitike te rinovueshme,permiresimi i rrjeteve dhe sherbimeve ne fushen e trasportit,te informacionit e te komunikacionit,te sistemeve te furnizimit hidrik dhe energjetik;bashkepunim ne fushen juridike dhe administrative me perfundim zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social; rritja e fuqizimit te bashkepunimit nderkufitar human dhe institucional per zhvillimin ekonomik e social.
2)Seksioni B: Kontributi per integrimin territorial harmonik ne Komunitetin Europian-Bashkepunim Nderkombetar
Obiektivat: Bashkepunimi nderkombetar midis autoriteteve nazionale,rajonale dhe lokale per nje integrim territorial me te mire me Vendet ne zhvillim prane kufirit dhe Vendeve Kandidate.
Zona te pranueshme: rigrupime rajonesh sipas lidhjes III,me rendesi te vecante per rajonet ultraperiferike te Komunitetit.
Tematikat prioritare: rrjetet transeuropiane,perpunimi i strategjise operative te zhvillimit territorial ne nivel nderkombetar,promuovimi i sistemeve te transportit (jane te perjashtuara investimet per autostrada dhe rruge kryesore dhe infrastrukture analoge), promuovimi i ambientit,te trashegimise kulturale,integrimi midis rajoneve detare dhe rajoneve te ishujve, promuovimi i bashkepunimit te integruar te rajoneve ultraperiferike.
Ne vecanti, synohet ne bashkepunimin midis rajoneve detare qe kane disavantazhe te vecanta por edhe midis rajoneve malore.
3)Seksioni C : permiresimi i teknikave dhe te politikave te lidhjes se ngushte dhe zhvillimit rajonal nepermjet bashkepunimit nderkombetar/nderrajonal.
Objektivat: permiresimi i efikasiteti te politikave dhe te instrumenteve te zhvillimit rajonal dhe te lidhjes se ngushte nepermjet krijimit te rrjeteve,ne vecanti ne rajonet me zhvillim te vonuar o ne fazen e shnderrimit.
Zonat e pranueshme: I gjithe territori i Komunitetit
Tematikat prioritare: kerkimet, zhvillimi teknologjik, shoqerite e informacionit, turizmit, kultura e punesimi, imprenditoria dhe ambienti. Eshte konsideruar si nje favor pjesmarrja e rrjeteve te rajoneve ultraperiferike dhe ndermjet rajoneve detare.
Eshte krijuar nje Komiteti Mbikqyres:
Fusha te pranueshme: Bari, Belluno, Biella, Brindisi, Como, Cuneo, Gorizia, Imperia, Lecco, Livorno, Novara, Sassari, Sondrio, Torino, Trieste, Udine, Valle, Varese, Venezia, Verbano, Cusio, Ossola, Vercelli. Me komunikaten e Komisionit te 23 gushtit 2001 jane bere modifikime dhe kane jane pershire te tjera zona: Ancona, Ascoli Piceno, Campobaso, Chieti, Ferrara, Foggia, Forli, Cesena, Macerata, Pesaro, Urbino, Pescara, Ravenna, Rimini, Rovigo, Teramo
Dotazioni financiar: 4.875 miliard euro
Financimi: 75% i kostos totale te projektit dhe te programeve per rajonet te obiektivit I; 50% per rajonet e tjera.
